Ndërlidhjet

SINGAPOR


Londra është qyteti ku do të mbahen Lojërat Olimpike Verore 2012.
Kryeqyteti britanik, ku, këto Lojëra janë mbajtur edhe në vitin 1908 dhe 1948, e sfidoi Parisin, në votimin final të Komitetit Ndërkombëtar Olimpik, në Singapor.
"Komiteti Ndërkombëtar Olimpik ka nderin të njoftojë se lojërat e Olimpiadës së 30-të në vitin 2012, do të mbahen në Londër", tha zoti Rogge.
Kryeministri britanik, Tony Blair e përshëndeti vendimin.
"Kjo do të thotë se është një Ditë e shënuar për Londrën dhe një nga arsyet që mendoj, pse ne u shpërblyem është sepse londinezët ishin pas ofertës dhe ata bënë pjesën e tyre në kryerjen e kësaj pune, tha Blair.
XS
SM
MD
LG