Ndërlidhjet

LONDËR


Kryeministri i Britanisë, Tony Blair tha se një varg shpërthimesh që goditën sot Londrën duket se janë sulm i koordinuar terrorist, që kishte për qëllim pengimin e fillimit të samitit të grupit të tetë vendeve më të industrializuara të botës në Skoci. "Është e qartë se ka ndodhur një varg i sulmeve terroriste në Londër", u tha zoti Blair reporterëve në Gleneagles të Skocisë. Ai mëtutje tha se u shprehë ngushëllime familjeve të dy personave që humbën jetën. Nga këto sulme kishte edhe shumë persona të plagosur seriozisht. Një autobus u shkatërrua nga shpërthimi në qendër të Londrës. Ka pasur edhe raporte të pakonfirmuara për shpërthime edhe në autobusa të tjerë. Një grup që thotë se përfaqëson rrjetin al-Qaeda ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm në një faqe islamike të internetit. Shefi i policisë së Londrës, Ian Blair, tha se kishin ndodhur gjashtë shpërthime, por nuk ka dhënë detaje të tjera.
XS
SM
MD
LG