Ndërlidhjet

logo-print

PRAGË


Lidhur me shpërthimet e sotme në Londër kanë reaguar shumë zyrtarë të lartë dhe institucione. Presidenti amerikan Bush ka thënë se "lufta kundër terrorizmit vazhdon" dhe ka shtuar se "ishte i impresionuar me përkushtimin e liderëvet të vendeve të industrializuara për ta luftuar terrorizmin". Qeveria e Francës ka mbajtur një sesion të jashtëzakonshëm për të diskutuar për sulmet e sotme në Londër. Presidenti Jacques Chirac i shprehu kryeministrit Tony Blair, solidaritetin e Francës, në samitin e G8-tës, që po mbahet në Skoci. Në Gjermani autoritetet e qytetit të Berlinit e kanë ngritur shkallën e sigurisë. Kryetari i Parlamentit Evropian, Josep Borrell shprehu ngushëllime për viktimat e sulmeve në Londër. Ai këto sulme i përshkruajti si "barbare".
XS
SM
MD
LG