Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Trupat amerikane të Kforit në Kosovë dhe ushtria e unionit Serbi – Mali i Zi e mbajtën sot një ushtrim të përbashkët ushtarak në rajonin e Luginës së Preshevës. Është bërë e ditur se në këtë ushtrim njëditësh u bënë stërvitje lidhur me evakuimin shëndetësor gjatë ndonjë incidenti eventual të trafikut me përmasa të mëdha. Agjencitë e lajmeve raportojnë se ky ishte ushtrimi i parë ushtarak jashtë Kosovës, në të cilin morën pjesë trupat e Kforit.
XS
SM
MD
LG