Ndërlidhjet

PALE, BOSNJË


Agjencitë perëndimore të lajmeve sot raportuan se trupat e Natos kanë arrestuar Aleksandar Karaxhiqin, që është djali i të akuzuarit për krime të luftës, Radovan Karaxhiq. Këtë arrestim e ka konfirmuar edhe Natoja. Raportohet se forcat e Natos e kishin bastisur banesën e Akleksandar Sasha Karaxhiqit në Pale dhe pastaj atë e kishin marrë me vete. Nuk ka informata për çfarë akuzash eventuale është arrestuar Sasha Karaxhiqi. Tribunali i Hagës e ka akuzuar ish liderin e serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq për gjenocid dhe për krime të luftës në vitin 1995.
XS
SM
MD
LG