Ndërlidhjet

logo-print

LONDËR


Zyrtari i policisë së Londrës, Brian Paddick tha se nga shpërthimet e sotme në Londër u vranë së paku 37 vetë dhe janë plagosur afro 700 të tjerë. Ai mëtutje tha se mendohet se katër bomba kishin shpërthyer. Sipas tij, policia nuk kishte marrë kërcënime për këto sulme. Kryeministri i Britanisë, Tony Blair tha se një varg shpërthimesh që goditën sot Londrën duket se janë sulm i koordinuar terrorist. "Është e qartë se ka ndodhur një varg i sulmeve terroriste në Londër", tha zoti Blair. Ai mëtutje u shprehu ngushëllime familjeve të personave që humbën jetën. Një grup që thotë se përfaqëson rrjetin al-Qaeda ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm në një faqe islamike të internetit. Autenticiteti i kësaj kumtese nuk mund të konfirmohet në mënyrë të pavarur.
XS
SM
MD
LG