Ndërlidhjet

logo-print

MOSKË


Kryeadministratori i Kosovës, Soren Jessen Petersen sot në Moskë bisedoi me ministrin e jashtëm rus, Sergej Lavror. Është thënë se është biseduar për situatën në Kosovë. Para këtij takimi, zëvendës ministri i jashtëm rus, Vladimir Çizov ka thënë se "Rusia konsideron se tash për tash vëmendja duhet të përqendrohet në implementimin e standardeve për Kosovën" dhe ka shtuar se "në këtë fushë duhet bërë edhe shumë".
XS
SM
MD
LG