Ndërlidhjet

BUKURESHT


Kryeministri i Rumanisë, Calin Popesku Tariceanu ka shpallur sot se qeveria e tij ka dhënë dorëheqje dhe se do të kërkohet mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme. Zoti Tariceanu ka thënë se ky hap u ndërmor pasi Gjyqi Kushtetues ka bllokuar reformat esenciale të sistemit të drejtësisë, që po kërkohen nga Bashkimi Evropian. Kjo gjykatë, në përbërje të së cilës ka edhe gjyqtarë nga koha e komunizmit, dje kishte marrë një vendim sipas të cilit disa pjesë të ligjeve u shpallën jokushtetuese.
XS
SM
MD
LG