Ndërlidhjet

LONDËR


Ka shkuar në mbi 50 numri i viktimave nga sulmet e djeshme në Londër, derisa ende gjenden trupa pajetë në rrënoja, ka bërë të ditur policia britanike. Megjithatë londinezët i janë kthyer mëngjesin e sotëm punës, derisa forca të shtuara policie janë nëpër rrugët e kryeqytetit britanik. Zyrtarët thanë se transporti thuajse i është kthyer normalitetit. Korrepondenti i radios Evropa e Lirë, Robert Parson, i cili është në vendin e ngjarjes thotë:
"Mendoj se stoik është fjala që gjithkush po përdor në Londër mbrëmë dhe sot. Çdokush duket i vendosur të vazhdojë jetën normalisht. Sistemi nëntokësor i transportit publik ndryshe nga ç'pritej po funksionon normalisht me përjashtime të vogla."
Njësitë antiterror të policisë britanike kanë filluar të mbledhin provat që do të mund të dëshmojnë se kush qëndron pas sulmeve të djeshme, derisa kanë kërkuar nga njerëzit të qëndrojnë në shtëpi nëse lëvizjet nuk janë të domosdoshme. Ministri i Brendshëm britanik ka tërhequr vëmendjen se Britania mund të jetë sërish cak i sulmeve terroriste.
XS
SM
MD
LG