Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Iraku i ka bërë thirrje vendeve arabe dhe myslimane që të provojnë angazhimin e tyre në luftën kundër terrorizmit duke dërguar ambasadorë në Bagdad.
Thirrja erdhi pas rrëmbimit dhe ekzekutimit të diplomatit egjiptian, i cili ishte emëruar ambasador i Egjiptit në Irak. Presidenti i Egjiptit, Hosni Mubarak, ka këmbëngulur se vendi i tij do vazhdojë të mbështesë Irakun pavarësisht incidentit tragjik.
XS
SM
MD
LG