Ndërlidhjet

GLENIGËL/SKOCI


Në përfundim të samitit të G-8-s, kryeministri britanik, Tony Blair, duke iu referuar ngjarjeve në Londër, tha se marrëveshjet e arritura ndërmjet vendeve më të industrializuara, paraqesin "të kundërtën e politikave të terrorit".
"Jo vetëm ne si udhëheqës të G-8-s, por edhe miliona njerëz jashtë këtij samiti, besojnë në progresin përmes demokracisë dhe bashkëpunimit të mbarë ndërmjet njerëzve të qytetëruar. Kjo është arsyeja pse ne jemi të bindur se politikat që përfaqësojmë, do të fitojnë dhe triumfojnë ndaj terrorizmit", tha zoti Blair.
Ndërkaq, sa i përket rezultateve të samitit, ai tha se G-8-shja është pajtuar që t'i rrisë ndihmat për Afrikën me 50 miliardë dollarë. "Paketa afrikane përfshin edhe shlyerjen e borxheve të vendeve më të varfëra, dhe qasjen në trajtimin e SIDA-s", theksoi Blair.
Ai bëri të ditur gjithashtu se Grupi është pajtuar që të ndajë një ndihmë prej 3 miliardë dollarësh për palestinezët.
XS
SM
MD
LG