Ndërlidhjet

LONDËR


Sulmet në Londër i kanë dënuar edhe vendet islamike.
Në Iran, Ayatollahu Mohammad Emami-Kashani, i quajti "barbarë" përgjegjësit e sulmeve, dhe tha se ata nuk kanë asgjë të përbashkët me islamin dhe njerëzoren.
Ndërkaq, myftiu i Arabisë Saudite, Sheik Abdul Aziz al-Sheik, tha se islami nuk e lejon vrasjen e njerëzve të pafajshëm.
Në Kabul, presidenti afgan, Hamid Karzai, tha se shpërthimet ishin sulm "kundër njerëzimit".
"Ky është një sulm, jo kundër qytetit, jo kundër një kombi, por kundër tërë njerëzimit", u shpreh Karzai.
Sulmet e djeshme në Londër i kanë dënuar edhe; Indonezia, Taxhikistani, Organizata e Konferencës Islamike, organizata palestineze "Hamas", e të tjerë.
XS
SM
MD
LG