Ndërlidhjet

logo-print

SHKUP


I dërguari i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për vlerësimin e standardeve në Kosovë, Kai Eide, është takuar sot në Shkup me kryeministrin e Maqedonisë, Vlado Buçkovski.
Ambasadori Eide ka thënë se kjo vizitë është në funksion të përgatitjes së raportit për standardet, dhe ka për qëllim të njihet me qëndrimet e Maqedonisë.
Kurse Buçkovski ka theksuar se qeveria e tij është në kontakte të vazhdueshme me Prishtinën dhe Beogradin. "Çdo zgjidhje që do të arrihet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit për statusin e Kosovës, duhet të respektojë integritetin territorial të Maqedonisë", ka thënë Buçkovski.
XS
SM
MD
LG