Ndërlidhjet

LONDËR


Numri i të vdekurve nga sulmet terroriste në Londër ka arritur në më shumë se 50, ndërsa Policia po vazhdon t'i kërkojë përgjegjësit.
Kryebashkiaku i Londrës, Ken Livingstone, tha se qyteti nuk do të dekurajohet nga terrorizmi.
"Atyre që e planifikuan këtë sulm të tmerrshëm, nesë ende janë këtu duke u fshehur ose jashtë vendit – u them të na shikojnë në javën e ardhshme kur t'i varrosim dhe qajmë viktimat. Por, të shikojnë gjithashtu, në të njëjtat ditë, njerëz të rinj që vijnë në Londër për të krijuar shtëpitë e tyre, për t'i thënë vetes londinez, të cilët e bëjnë këtë vetëm për të qenë të lirë", tha Livingstone.
XS
SM
MD
LG