Ndërlidhjet

LONDËR


Sulmet terroriste në Londër i kanë dënuar edhe vendet islamike.
Në Iran, Ayatollahu Mohammad Emami-Kashani, i ka quajtur "barbarë" përgjegjësit e sulmeve, duke thënë se ata nuk kanë asgjë të përbashkët me islamin dhe njerëzoren.
Myftiu i Arabisë Saudite, Sheik Abdul Aziz al-Sheik, ka thënë se islami nuk e lejon vrasjen e njerëzve të pafajshëm.
Ndërkaq, në Kabul, presidenti afgan, Hamid Karzai, ka thënë se shpërthimet e djeshme ishin sulm "kundër njerëzimit".
"Ky është një sulm, jo kundër qytetit, jo kundër një kombi, por kundër tërë njerëzimit", është shprehur Karzai.
Ai gjithashtu ka deklaruar sot se lideri i Al-Qaida-s, Osama bin Laden, nuk gjendet në Afganistan.
Sulmet e djeshme në Londër i kanë dënuar edhe; Indonezia, Taxhikistani, Organizata e Konferencës Islamike, organizata palestineze "Hamas", e të tjerë.
XS
SM
MD
LG