Ndërlidhjet

GLENIGËL/ SKOCI


Tetë vendet më të industrializuara të botës e përfunduan sot samitin e tyre vjetor, me marrëveshjen për 50 miliardë ndihmë Afrikës, me "konsenzus" për problemin e ngrohjes globale, dhe me qëndrim të përbashkët kundër terrorizmit.
Ndihma përfshin edhe 3 miliardë dollarë për palestinezët.
Sa i përket ndryshimit klimatik dhe ngrohjes globale, kryeministri britanik, Tony Blair, tha se kanë arritur "konsenzus të vendosur" për t'u marrë me këtë problem.
"Jemi dakorduar që ky problem duhet të trajtohet, duhet të trajtohet menjëherë dhe bashkërisht, me një dialog për të ardhmen dhe plan veprimi që do t'i bënte bashkë, në njërën anë, ekonomitë kryesore, përfshirë edhe Amerikën, dhe në anën tjetër, ekonomitë emergjente të Kinës, Indisë dhe vendeve tjera", tha Blair.
XS
SM
MD
LG