Ndërlidhjet

PRISHTINË


Në përfundim të vizitës së dytë të misionit për vlerësimin e gjithanshëm të gjendjes në Kosovë dhe përmbushjes së standardeve, i dërguari i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, ambasadori kai Eide, është takuar me presidentin Ibrahim Rugova.
Zoti Eide tha se ende është herët për një vlerësim dhe shtoi se do të kthehet në mesin e gushtit për vlerësimin përfundimtar.
"Natyrisht se ka përparim, por ka edhe probleme, ashtu siç edhe kemi pritur, mirëpo në këtë fazë nuk mund të jap ndonjë vlerësim", tha ambasadori Eide.
Ndërkaq presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, tha se në Kosovë ka mjaft përparim, derisa pavarësia do të ishte zgjidhje për shumë probleme.
XS
SM
MD
LG