Ndërlidhjet

LONDËR


Policia e Londrës tha sot se ende asnjë person nuk është arrestuar në lidhje me sulmet e së enjtes, që lanë mbi 50 të vdekur dhe 700 të plagosur. Gjatë konferencës me gazetarë, u bë e ditur gjithashtu se ende nuk është identifikuar asnjë nga viktimat e sulmeve.
Komandanti i Policisë, Brian Paddick tha se tri shpërthimet në sistemin e metrove kanë ndodhur "brenda disa sekondash".
"Si rezultat i kërkimeve në të dhënat teknike, dhe dëshmive nga personat që ishin në vendet e shpërthimeve, del se tri sulmet në transportin e Londrës kanë ndodhur brenda disa sekondash, rreth orës 8 e 50 të mëngjesit", tha Paddick.
këto tri sulme dhe i katërti në autobus kanë lënë 49 të vdekur, ndërsa numri pritet të jetë më i lartë.
Ende nuk është e qartë sa trupa ndodhen nën rrënojat e njërit prej shpërthimeve.
XS
SM
MD
LG