Ndërlidhjet

logo-print

BEOGRAD


Mijëra nacionalistë serbë janë mbledhur sot në Beograd, për t'i përkujtuar viktimat serbe të luftërave në ish-Jugosllavi.
Të udhëhequr nga Partia Radikale dhe përfaqësues të lartë të Kishës Ortodokse serbe, ata kanë ngritur një binë në brigjet e lumit Sava, për të dëgjuar fjalime nacionaliste, dhe për të parë një dokumentar, siç është thënë, mbi vuajtjet e serbëve në këto luftëra.
Ky tubim ishte kundërpërgjigje ndaj ceremonive që kanë filluar këtë fundjavë për të përkujtuar viktimat e masakrës së Srebrenicës.
XS
SM
MD
LG