Ndërlidhjet

UASHINGTON


Gjatë fjalimit javor në radio drejtuar kombit, presidenti amerikan Bush, ka përsëritur mbështetjen dhe solidaritetin me Britaninë e Madhe, pas sulmeve të së enjtes. Bush ka përsëritur se fitorja në luftën kundër terrorizmit i takon lirisë.
"Bota e lirë është e bashkuar në vendosmërinë e saj. Ne kurrë nuk do t'i hakërrohemi terroristëve dhe vrasësve. Përballë kundërshtarëve të tillë ka vetëm një mënyrë veprimi: Ne do ta luftojmë armikun në vendlindjen e tyre dhe do të luftojmë derisa armiku të jetë mundur", tha Bush. Bush tha se Britania duhet ta dijë së amerikanët janë me ta në orët më të vështira.
XS
SM
MD
LG