Ndërlidhjet

logo-print

SARAJEVË


Mijëra njerëz kishin dalë në rrugët e Sarajevës për të përcjellë kufomat e 610 boshnjakëve të masakruar në Srebrenicë më 11 korrik të vitit 1995.
Viktimat, të moshës 14 deri në 75 vjeç, do varrosen aty ku është ngritur memoriali në kujtim të viktimave. Këtë fundjavë kanë filluar ceremonitë që shënojnë 10 vjetorin e masakrës së Srebrenicës, më e rënda në Evropë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.
Ministri i Jashtëm gjerman, Joschka Fischer, ka deklaruar se qeveria gjermane do vazhdojë të japë ndihmë aktive politike dhe materiale për Ballkanin që ngjarje si e Srebrenicës të mos ndodhin më kurrë.
XS
SM
MD
LG