Ndërlidhjet

logo-print

BERLIN


Ministri i jashtëm gjerman, Joschka Fischer pasnesër në Berlin do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Bajram Kosumi, është kumtuar nga zyra për shtyp e qeverisë federale. Duke pasur parasysh edhe faktin se të premten e ardhshme, Kosovën e viziton liderja e opozitës gjermane, Angela Merkël, agjencitë e lajmeve konstatojnë se gjatë kësaj periudhe politikanët gjermanë dukshëm e kanë shtuar aktivitetin e tyre lidhur me zgjidhjen e statusit të ardhshëm të Kosovës.
XS
SM
MD
LG