Ndërlidhjet

logo-print

BIRMINGEM


Zyrtari i lartë policor, Paul Scott - Lee ka thënë se kërcënimi i mbrëmshëm që shkaktoi evakuimin e afro 20 mijë personave në Birmingem ishte "real".Ai nuk dha detaje specifike lidhur me këtë kërcënim. Sot, në një konferencë për shtyp, ai tha se policia nuk ka gjetur asnjë "pajisje terroriste", por e mbrojti vendimin e policisë për evakuim.
- Natën e kaluar ne ndërmorën një hap të pazakonshëm të evakuimit të pjesëve të qendrës së Birmingemit dhe kërkuam nga qytetarët që të largohen nga ajo hapësirë. Mund të them se, duke pasur parasysh klimën aktuale botërore, informatat që ne i morëm paraqisnin kërcënim real për jetën e qytetarëve në qendër të qytetit. Siguria publike është prioriteti ynë absolut", tha zoti Sccot – Lee. Ky evakuim u bë tri ditë pasi në Londër, nga shpërthimet me bomba, u vranë 49 vetë dhe u plagosën më se 700 të tjerë.
XS
SM
MD
LG