Ndërlidhjet

PEKIN


Sekretarja amerikane e Shtetit Condolezza Rice, i ka cilësuar pozitive marrëdhëniet amerikano-kineze. Por Rice ka ngritur shqetësimin për shpenzimet e shtuara ushtarake të Kinës, shkeljen e të drejtave të autorit, përfshi dhe shpikjet në industri, dhe për shkeljet e të drejtave të njeriut.
Rice pas takimit me presidentin kinez nuk ka nguruar të vlerësojë rolin e Kinës në dy çështje kyçe, në luftën kundër terrorizmit dhe ndërmjetësimin në krizën e armëve bërthamore të Koresë së Veriut.
"Çështja për Korenë e Veriut tani shtrohet që të bëjë një zgjedhje strategjike dhe të heqë dorë nga programet e armëve bërthamore", tha Rice. Më tej shefja e diplomacisë amerikane ka shtuar se një tjetër shqetësim në rajon mbeten tensionet mes Tajvanit e Kinës.
Pas Kinës Rice ka mbërritur në Tajlandë për të parë nga afër ecurinë e ndihmave për zonat e prekura nga cunami.
XS
SM
MD
LG