Ndërlidhjet

LONDËR


Londinezët kanë filluar sot një javë të re, pas sulmeve të së enjtes së shkuar që lanë së paku 49 të vdekur e mbi 700 të plagosur. Transporti publik sot ishte duke punuar me ngarkesë të plotë dhe njerëzit udhëtonin si zakonisht, ndonëse atmosfera ishte e ngarkuar me imazhet e sulmeve të pak ditëve më parë. Policia ka kërkuar nga londinezët që të vazhdojnë jetën si normalisht, pasi në të kundërt terroristët do t'ia arrijnë qëllimit. Eurokomisioneri për drejtësi dhe siguri, Franco Fratini, ka deklaruar se në hetimet për kapjen e autorëve të këtyre sulmeve po bashkëpunohet në nivel evropian dhe çdo vend do të sjellë mesazhet elektronike apo bisedat e zhvilluara nga persona të dyshuar në gjithë kontinentin.
XS
SM
MD
LG