Ndërlidhjet

logo-print

LONDËR


Policia londineze tha se numri i të vdekurve në sulmet e së enjtes është rritur në 52 veta. Nxjerrja e trupave të viktimave nga rrënojat e trenit është një proces shumë i vështirë, thanë autoritetet.
Po sot, Policia e ka mbyllur rrugën "White Hall" ku ndodhen departamentet kryesore të qeverisë, në qendër të Londrës.
Automjetet e Policisë i kanë bllokuar të dyja daljet e rrugës, e cila lidh sheshin Trafalgar me ndërtesën e Parlamentit, dhe përfshin edhe rrugën ku jeton dhe punon kryeministri Tony Blair.
Nuk është dhënë asnjë arsye për këtë veprim, ndërsa shumë turistë janë nxjerrë jashtë zonës.
Kurse, Komisioneri për drejtësi dhe siguri i Bashkimit Evropian, Franco Fratini, ka deklaruar se në hetimet për kapjen e autorëve të këtyre sulmeve po bashkëpunohet në nivel evropian, dhe çdo vend do të sjellë mesazhet elektronike, apo bisedat e zhvilluara nga persona të dyshuar në gjithë kontinentin.
XS
SM
MD
LG