Ndërlidhjet

BISHKEK


Fituesi i zgjedhjeve presidenciale në Kirgizi, Kurmanbek Bakiyev, i cili deri tash ishte ushtrues i detyrës së presidentit, e ka vënë në pikëpyetje vazhdimin e prezencës së trupave amerikane në bazën që e kanë shfrytëzuar nga fundi i vitit 2001.
Gjatë konferencës së parë me gazetarë, Bakiyev tha se nevoja e bazës amerikane duhet të shqyrtohet, tani që situata në Afganistan është stabilizuar.
Ndërkaq, sa i përket marrëdhënieve të Kirgizisë me Rusinë në të ardhmen, Bakiyev, tha:
"Marrëdhëniet tona ekonomike do të jenë edhe më frutdhënëse, sepse për këtë ekziston bazë e mirë. Jam shumë i bindur se shumë shpejtë do të shohim depërtim të biznesit rus në tregun e Kirgizisë", tha Bakiyev.
Sipas vëzhguesve të OSBE-së, zgjedhjet kanë shënuar një "progres të ndjeshëm" drejt standardeve demokratike. Ndërkaq, vëzhguesit e Komonveltit të Shteteve të Pavarura, thanë se zgjedhjet ishin "të hapura dhe popullore".
XS
SM
MD
LG