Ndërlidhjet

logo-print

ANDIXHON


Një delegacion i diplomatëve të huaj e ka vizituar sot qytetin Andixhon në lindje të Uzbekistanit.
Në delegacion bënin pjesë përfaqësuesit nga Rusia, Kina, Irani, India, Pakistani dhe vendet e Azisë Qendrore. Ata janë takuar me zyrtarë të Andixhonit, e kanë vizituar burgun ku filluan trazirat, dhe sheshin kryesor ku forcat qeveritare hapën zjarr ndaj protestuesve.
Aktivistë të të drejtave të njeriut thonë se 750 njerëz janë vrarë, më 13 maj, kur forcat qeveritare hapën zjarr ndaj civilëve të paparmatosur.
Autoritetet ndërkaq, e mohojnë këtë numër, duke thënë se kanë vdekur 173 veta.
XS
SM
MD
LG