Ndërlidhjet

SREBRENICË


Në qytezën Potoçari afër Srebrenicës sot u shënua 10 vjetori i masakrës më të madhe në Evropë që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore. Në ceremoninë përkujtimore morën pjesë edhe personalitete të njohura politike të botës dhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare.
Sekretari i Jashtëm britanik, Jack Straw, tha se është shqetësuese që 10 vjet pas masakrës në Srebrenicë, të akuzuarit për të, Radovan Karaxhiqi dhe Ratko Mlladiqi, janë ende të lirë. "Askush nuk do t'i mbrojë ata nga ballafaqimi me drejtësinë ndërkombëtare", është shprehur Straw.
Kurse, drejtori i Bankës Botërore, Paul Wolfowitz, tha se kriminelët që e kanë bërë këtë akt, janë njëra anë e përgjegjësisë.
"Ne jemi këtu për të ritheksuar vendosmërinë që të mos lejojmë përsëritjen e masakrave të tilla. Kriminelët që e kanë bërë këtë akt janë njëra anë që mban përgjegjësi, por fakti që nuk kemi bërë më shumë për ta parandaluar, është njollë në ndërgjegjen e tërë botës", theksoi Wolfowitz.
XS
SM
MD
LG