Ndërlidhjet

KUANTIKO/VIRGJINIA


"Sulmet në Londër tregojnë se terroristët po përpiqen t'i shkatërrojnë synimet e demokracive të botës", tha sot presidenti amerikan, George Bush, gjatë një fjalimi në Akademinë e Zyrës Federale të Hetimeve.
Ai tha se terroristët kanë gabuar nëse besojnë se duke vrarë njerëz të pafajshëm do t'i lëkundin qëllimet e demokracive.
"Përcaktimi ynë për t'i mbrojtur vlerat dhe mënyrën tonë të jetës është më i fortë se sa përcaktimi i tyre për të shkaktuar shkatërrim dhe vdekje të njerëzve të pafajshëm. Sulmi në Londër ishte sulm në botën e qytetëruar, dhe bota e qytetëruar është e bashkuar në vendosmërinë e saj. Ne do ta mbrojmë lirinë tonë", tha presidenti Bush.
Ai u zotua për vazhdim të luftës me terroristët deri në mposhtjen e tyre.
XS
SM
MD
LG