Ndërlidhjet

LONDËR


Komisioneri për drejtësi dhe siguri i Bashkimit Evropian, Franco Fratini, ka deklaruar se në hetimet për kapjen e autorëve të sulmeve në Londër, po bashkëpunohet në nivel evropian, dhe çdo vend do t'i sjellë mesazhet elektronike, apo bisedat e zhvilluara nga persona të dyshuar në tërë kontinentin.
Ndërkaq, sot policia londineze tha se numri i të vdekurve në sulmet e së enjtes është rritur në 52. Nxjerrja e trupave të viktimave nga rrënojat e trenit, është proces shumë i vështirë, thanë autoritetet.
XS
SM
MD
LG