Ndërlidhjet

MOSKË


Të paktën 20 njerëz kanë vdekur dhe 17 janë lënduar, si pasojë e zjarrit në një shitore, në qytetin verior të Rusisë, Ukta, thanë zyrtarët e ministrisë së Emergjencave.
Policia beson se zjarri është shkaktuar nga një lëndë djegëse e hedhur në dyçan, e jo nga ndonjë shpërthim.
Një shitëse që i ka mbijetuar zjarrit, e kritikoi shërbimin e ndihmës së parë.
"Një ambulancë arriti shpejt, por pa pajisje. Njerëzit e parë që ofruan ndihmë mjekësore ishin farmacistët e një farmacie të këtushme. Ata ishin të detyruar ta bënin këtë, sepse e vetmja ambulancë që erdhi, nuk kishte asgjë, madje as fasho", tha shitësja.
XS
SM
MD
LG