Ndërlidhjet

PRISHTINË


Statusi i Kosovës duhet të zgjidhet sa më parë në mënyrë që të evitohet ndonjë shpërthim eventual i pakënaqësive të shkaktuara nga status-quo-ja, vlerësuan ekspertë dhe zyrtarë të Kosovës, në një konferencë me titull "Statusi kundër status-quo-së", mbajtur sot në Prishtinë.
Pjesëmarrësit thanë se pavarësia do t'i hapte mundësitë për zhvillim ekonomik dhe social, si dhe për intergimin e Kosovës në institucionet evropiane.
Kryeministri Bajram Kosumi tha se zgjidhja e statusit përfundimtar nuk guxon të shtyhet dhe se bisedimet për statusin duhet të fillojnë këtë shtator.
"Zgjidhja e statusit është e drejtë demokratike e popullit të Kosovës. Ajo që kemi realizuar në gjatë vitet e fundit është vepër e popullit të Kosovës dhe e bashkësisë ndërkombëtare dhe kjo vepër duhet të finalizohet në radhë të parë me vullnetin e popullit dhe me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare", tha Kosumi.
Ndërkaq, zëvendësshefi i misionit të OKB-së në Kosovë, Larry Rossin, tha se zgjidhja përfundimtare e statusit do të fillojë shumë shpejt, por kjo varet edhe nga raporti që do ta përpilojë i dërguari i posaçëm i sekretarit Annan, ambasadori Kai Eide.
XS
SM
MD
LG