Ndërlidhjet

logo-print

LONDËR


Policia britanike tha se ka bastisur disa shtëpi në lidhje me sulmet e javës së kaluar në Londër.
Zëdhënësi i Policisë tha se janë bastisur 5 shtëpi në verilindje të Anglisë, por nuk është arrestuar asnjë person.
Sulmuesit vranë të paktën 52 njerëz në sulmet e së enjtes ndaj komunikacionit nëntokësor dhe autobusit në Londër.
Ndërkohë, gazeta Tajms në numrin e sotëm shkruan se sulmet terroriste me gjasë janë vepër e një personi që kishte shfrytëzuar eksploziv ushtarak.
Duke mos e përmendur burimin e këtij informacioni, gazeta vë në pah se secila nga bombat ishte e bërë nga eksplozivi ushtarak që mund të ketë prejardhje nga Ballkani.
XS
SM
MD
LG