Ndërlidhjet

MOSKË


Numri i të vdekurve nga zjarri i djeshëm në një qendër tregtare në Rusinë veriore, është rritur në 24.
Agjencitë njoftojnë se 4 trupa janë gjetur gjatë natës në ndërtesën e shkatërruar në qytetin Ukhta.
Zëdhënësi i Zyrës së Prokurorit në Republikën e Komit, Yuriy Knyazev, u tha gazetarëve se janë duke hetuar nëse bëhet fjalë për një sulm terrorist.
"Dy adoleshentë kanë hyrë në hapësirën komerciale dhe kanë hedhur një shishe me lëndë djegëse.
Si pasojë, zjarri është përhapur shpejt, pasi muret ishin të veshura me material sintetik. Tani jemi duke hetuar nëse bëhet fjalë për akt terrorist, apo thjesht për huliganizëm të adoleshentëve", tha Knyazev.
XS
SM
MD
LG