Ndërlidhjet

logo-print

BRUKSEL


"NATO-ja do të vazhdojë të krijojë rrethana sigurie në Kosovë, në mënyrë që të vazhdojë procesi politik i cili do të çojë deri tek nisja e debatit për statusin", thanë sot, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jap De Hoop Scheffer dhe shefi i UNMIK-ut, Soren Jessen Petersen, pas takimit të tyre në Bruksel.
Ata të dy kanë konstatuar se sa më shumë që po afrohet momenti, aq më shumë po shtohet rëndësia e procesit në Kosovë, e me këtë, edhe rreziku nga tensionimet.
Prandaj, sipas tyre, është e domosdoshme që KFOR-i dhe UNMIK-u të jenë maksimalisht të angazhuar për garantimin e sigurisë në Kosovë.
Zoti Scheffer u ka bërë thirrje liderëve nga të gjitha palët që të përmbahen dhe të jenë të matur në deklarimet publike në këtë kohë, por nuk ka sqaruar se për cilat deklarata e kishte fjalën.
Scheffer dhe Petersen përsëritën thirrjet drejtuar autoriteteve të Beogradit që të inkurajojnë hyrjen e serbëve të Kosovës në institucione.
Në anën tjetër, shefi i UNMIK-ut shprehu shqetësimin e tij për ngadalësimin e vërejtur në përmbushjen e tri standardeve kryesore; decentralizimit, kthimit dhe lirisë së lëvizjes.
XS
SM
MD
LG