Ndërlidhjet

BERLIN


Kryeministri i Kosovës, Bajram Kosumi e përfundoi vizitën dyditëshe në Gjermani, gjatë së cilës ka zhvilluar një varg takimesh me zyrtarë të lartë të qeverisë gjermane.
Ai është pritur nga ministri i Jashtëm, Joshka Fisher, me të cilin ka biseduar për procesin në Kosovë dhe zhvillimet në rajon.
Kosumi tha se vizita e tij ishte e përqëndruar në gjetjen e bashkëpunimit sa më të mirë me Gjermaninë, për zgjidhjen e statusit të Kosovës, në përputhje me vullnetin e qytetarëve.
Ai është takuar gjithashtu me ministrin e Brendshëm gjerman, Oto Shili, dhe zyrtarë të tjerë të administratës gjermane.
XS
SM
MD
LG