Ndërlidhjet

BEOGRAD


I dërguari i posaccëm i Sekretarit të Përgjithashëm të OKB-së për vlerësimin e standardeve në Kosovë, Kai Eide, është takuar sot në Beograd me presidentin e Serbisë, Boris Tadiq. Ambasadori Eide kërkoi që Beogradi t'i nxisë serbët që të marrin pjesë në institucionet e Kosovës, ndërsa theksoi se duhet të punohet intenzivisht për fillimin e decentralizimit në Kosovë.
"Ccdo ditë dhe disa herë në ditë, ne duhet të përsërisim ccështjen e decentralizimit. Kjo është ccështja kycce, për të cilën duhet të punohet intenzivisht, sepse është një proces i gjatë dhe duhet të fillohet pa humbur kohë", tha ambsadori Eide.
Ndërsa Tadiq, duke që procesi i decentralizimit të bëhet në funksion të avansimit të pozitës së serbëve në Kosovë, përsëriti thirrjen drejtuar presidentit Ibrahim Rugova, për t'u takuar me qëllim të kërkimit të zgjidhjeve për ccështjet e interesit të përbashkët.
"Refuzimi i dialogut të drejtpërdrejtë në fakt tregon se pala shqiptare e Kosovës nuk merr përgjegjësi për zgjidhjet e ardhshme, sepse është e pamundur që të sigurohet stabilitet në rajon pa marrjen e përgjegjësive, përmes procesit të dialogut për të gjitha problemet konkrete në terren", tha Tadiq.
XS
SM
MD
LG