Ndërlidhjet

BEOGRAD


Kai Eide, i dërguari i posaçëm i kreut të Kombeve të Bashkuara për të bërë vlerësimin e përgjithshëm të gjendjes në Kosovë përpara se të vendoset hapja e bisedimeve për statusin, ka vazhduar edhe sot vizitën e tij në Beograd. Gjatë ditës ai është takuar me Nebojsha Çoviq, drejtuesi i Qendrës Kordinuese për Kosovën. Lidhur me raportin e ardhshëm të zotit Eide, Çoviq theksoi:
"Besoj se zoti Eide do të hartojë një raport objektiv, prandaj nuk shoh nevojën që cilido qoftë nga Prishtina të kërkojë që raporti të jetë pozitiv. Kjo mund të vlerësohet si presion plotësues e veçanërisht nëse një i tillë vjen dhe nga zyrtarë ndërkombëtarë. Mendoj se Eide ka dhënë kontribut të rëndësishëm për tërë këtë proces", tha Çoviq. Ndaj kësaj deklarate ka reaguar ambasadori Eide:
"Zoti Çoviq tha se ekzistojnë disa që më mirë se unë e dinë se çfarë raporti do të shkruaj. Dëshiroj ta bind zotin Çoviq se nuk do të lejojë që mbi mua të bëhet presion nga cilado palë. Por megjithatë jam nën një lloj ndikimi të caktuar, në të kundërt përse i vizitova një numër fshatrash, të zhvendosurit, përse kam biseduar me gjithë ato segmente të shoqërisë... Pasi dua të jem nën ndikimin e atyre që ata thanë dhe që pashë, pra se cilat janë prespektivat e tyre në vendet ku jetojnë", tha Eide.
XS
SM
MD
LG