Ndërlidhjet

BAGDAD


Dy sulmues vetëvrasës e kanë hedhur veten në erë afër një postë-blloku tek hyrja kryesore e Zonës së Gjelbër në Bagdad, duke vrarë të paktën 1 person, dhe plagosur disa të tjerë.
Haider Abdel Hussein, një zyrtar i Policisë, i ka thënë agjencisë Reuters.
"E dëgjuam një shpërthim të fuqishëm. Unë dola dhe pashë një veturë që kishte shpërthyer dhe disa njerëz të vdekur në rrugë", tha polici.
Ndërkaq, nga zhvillimet tjera, ushtria amerikane tha sot se ka arrestuar një operatist të rangut të lartë të Al-Qaida-s, i cili dyshohet për rrëmbimin dhe vrasjen e diplomatit egjiptian në Bagdad.
XS
SM
MD
LG