Ndërlidhjet

LONDËR


Miliona njerëz në Evropë kanë mbajtur sot dy minuta heshtje për viktimat e sulmeve terroriste të javës së kaluar në Londër.
Në tërë Britaninë është ndërprerë komunikacioni, punëtorët e kanë lënë punën dhe tregjet janë mbyllur, ndërkohë që kryeqyteti britanik i ka përkujtuar viktimat me këmbana të Big Benit të njohur.
Në anën tjetër, Policia londineze sot i bëri publik emrat e dy nga katër sulmuesit vetëvrasës, të cilit ishin qytetarë britanikë me origjinë pakistaneze. Identitetin e tyre e bëri publik shefi i krahut anti-terrorist të Policisë, Peter Clarke.
"Mund të konfirmoj se njëri nga sulmuesit ishte Shahzah Tanwer, 22 vjeçar, i cili ka udhëtuar nga Jorkshiri Perëndimor, dhe ka vdekur në shpërthimin tek Aldgate. Ne besojmë se ai ishte përgjegjës për sulmin. Kurse, personi i dytë ishte Hasib Hussain", tha Clarke, duke treguar një fotografi të tij, ku ai ishte me një çantë në mëngjesin e sulmeve.
Mediat britanike kanë përmendur edhe dy të dyshuar tjerë, por Policia ende nuk ka thënë se është e sigurtë nëse ata ishin sulmuesit tjerë.
XS
SM
MD
LG