Ndërlidhjet

SEUL


Ministri i Jashtëm jugkorean, Ban Ki-moon, ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Christopher Hill, dhe drejtori i Përgjithshëm i ministrisë së Jashtme japoneze, Kenichiro Sasae, të cilët janë edhe udhëheqës të delegacioneve nga këto vende për bisedimet 6-palëshe mbi programin e armëve bërthamore të Koresë së Veriut, janë takuar sot në Seul, për përgatitje, para fillimit të bisedimeve, më 25 korrik në Pekin.
Ministri i Jashtëm jugkorean e mirëpriti rifillimin e bisedimeve.
"Jemi shumë të lumtur që bisedimet 6-palëshe do të fillojnë javën e ardhshme. Vërtet shpresojmë që kësaj radhe të arrijmë përparim substancial", tha zoti Ban.
XS
SM
MD
LG