Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Dy sulmues vetëvrasës e kanë sulmuar sot Zonën e Gjelbër në Bagdad, duke vrarë 2 policë dhe plagosur disa persona të tjerë. Policia e ka zënë sulmuesin e tretë vetëvrasës ende pa e aktivizuar eksplozivin.
Ndërkohë, krahu i Al-Qaida-s në Irak, e ka mohuar përgjegjësinë për shpërthimin vetëvrasës të së mërkurës që la 27 të vrarë, shumica fëmijë.
Kurse, ushtria amerikane tha sot se e ka arrestuar një person që dyshohet të jetë zyrtar i lartë i krahut operativ të Al-Qaida-s, i përfshirë në rrëmbimin dhe vrasjen e diplomatit egjiptian në Bagdad.
XS
SM
MD
LG