Ndërlidhjet

logo-print

RAMALLAH


Militantët palestinezë kanë sulmuar sot me raketa në një vendbanim hebrej, duke vrarë një vajzë izraelite, dhe në një bazë ushtarake, ku u plagosën disa izraelitë, vetëm disa orë pasi trupat izraelite vranë Mohammed Alassin, komandant lokal i militantëve në Bregun Perëndimor.
Sulmi ndodhi pas thirrjes për qetësi të liderit palestinez, Mahmoud Abbas, i cili, gjithashtu, i ka ftuar grupet palestineze, në një takim urgjent në qytetin e Gazës.
Përgjegjësinë për sulmin e mori grupi militant "Brigada e Martirëve të Al Aqsa-s".
XS
SM
MD
LG