Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Udhëheqësja e opozitës gjermane, Angela Merkel, ka qëndruar sot për një vizitë në Kosovë, gjatë së cilës është takuar me udhëheqësit më të lartë ndërkombëtarë dhe vendorë.
"Çdokush duhet ta dijë se bashkëpunimi në përmbushjen e standardeve është i lidhur ngushtë me çështjen e statusit", ka thënë zonja Merkel, duke shtuar se "kompromiset janë të domosdoshme nga të gjitha palët".
Kryetarja e grupit parlamentar të Kristiandemokratëve gjermanë është takuar me shefin e UNMIK-ut, Soren Jessen-Petersen, presidentin Ibrahim Rugova dhe kryeministrin Bajram Kosumi.
Zonja Merkel i ka vizituar edhe ushtarët gjermanë që operojnë në kuadër të forcave të KFOR-it.
XS
SM
MD
LG