Ndërlidhjet

KAJRO


Ministri i Brendshëm egjiptian, Habib el-Adil, ka thënë se i dyshuari për ndërtimin e bombave me të cilat u kryen sulmet në Londër, nuk është i lidhur me Al-Qaida-n.
Mediat egjiptiane e citojnë ministrin t'i ketë cilësuar të nxituara raportet se biokimisti Magdy el-Nashar i takon rrejtit terrorist të Al-Qaida-s.
El-Nashar, i cili është arrestuar dje në Kajro, ka mohur çdo lloj përfshirje në sulmet e Londrës.
Gazetat britanike kanë njoftuar se el-Nashari e kishte një shtëpi me qira në Leeds, në të cilën Policia ka gjetur disa kilogramë kemikalje të rrezikshme.
XS
SM
MD
LG