Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Tre ushtarë britanikë janë vrarë në një shpërthim në Irakun jugor, tha ministria britanike e Mbrojtjes. Ata kanë vdekur sot në mëngjes nga një minë e vendosur anash rrugës, në veri të qytetit Basra.
Ndërkaq, ushtria amerikane bëri të ditur se 11 ushtarë janë akuzuar për sulm ndaj të burgosurve në Bagdad. Akuzat janë ngritur pas ankesës nga një ushtarë se të tjerët i kanë sulmuar të burgosurit.
Në deklaratë nuk është saktësuar se për çfarë sulmi bëhet fjalë, por është thënë se asnjëri nga të burgosurit nuk ka kërkuar trajtim mjekësor.
XS
SM
MD
LG