Ndërlidhjet

JERUSALEM


Trupat dhe tanket izraelite janë duke u përqëndruar afër Rripit të Gazës në përgatitje të një ofanzive të mundshme kundër militantëve palestinezë.
Zëvendës ministri i Mbrojtjes Zev Boim tha se Izraeli mund të nisë një ofanzivë tokësore brenda disa orëve nëse autoriteti palestinez nuk ndal militantët.
Sinjalizimet nga Izraeli vijnë një ditë pas thirrjes së presidentit të autoritetit palestinez Mahmoud Abass drejtuar militantëve që të ndalin sulmet ndaj izraelitëve dhe t'i kthehen armëpushimit 5-mujor.
Pavarësisht nga këto thirrje konfliktet kanë vazhduar. Militantët palestinezë kanë goditur me shumë predha qytetin izrealit Sderot, ndërsa paradite është vrarë njëri nga liderët e Hamasit Saed Sajam.
XS
SM
MD
LG