Ndërlidhjet

BAGDAD


Tribunali special irakien i ka shpallur akuzat e para kundër ish udhëheqësit Saddam Hussein.
Kryegjykatësi i tribunalit Raed Juohi tha në një konferencë në Bagdad se Saddami akuzohet për vrasjen e myslimanëve shiitë në fshatin Dujail, në veri të Bagdadit, ku në vitin 1982 u vranë 140 fshatarë pas një përpjekje të dështuar për atentat kundër autokolonës, në të cilën udhëtonte Saddami.
Për rastin bnë fjalë akuzohen edhe Barazan Ibrahimi, kreu i shërbimit të kundërzbulimit dhe gjysëm vëlla i Saddamit, ish kryeministri Taha Yassin Ramadan, dhe Awad Hamed al-Bandar, ish kryetar i gjykatës së Këshillit Revolucionar të Saddamit.
XS
SM
MD
LG