Ndërlidhjet

logo-print

PEKIN


Së paku 764 persona kanë vdekur, ndërsa 191 konsiderohen të zhdukur nga vërshimet që ditëve të fundit kanë përfshirë pjesë të ndryshme të Kinës.
Agjencia kineze e lajmeve Xsinhua njoftoi se vërshimet kanë prekur më shumë se 90 milionë njerëz, 7 milionë hektarë tokë të mbjellura janë shkatërruar, ndërsa 700 mijë shtëpi janë dëmtuar.
Gjatë vërshimeve që këtë vend rëndom e përfshijnë nga qershori deri në gusht, në Kinë çdo vit vdesin qindra veta.
Por, përmasat dhe dëmet e vërshimeve të sivjeme janë ndër më të rëndat në 10 vitet e fundit.
XS
SM
MD
LG